Mbi 3.4 milion viktima nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

schedule15:27 - 15 Maj, 2021

schedule 15:27 - 15 Maj, 2021

Covid-19 ka shkaktuar 3,359,726  viktima në të gjithë botën që kur zyra e Organizatës Shëndetësore në Kinë konfirmoi rastin e parë në fund të dhjetorit 2019. Më shumë se 161,795,290 raste janë diagnostikuar zyrtarisht që nga fillimi i pandemisë.

Dje, në të gjithë botën janë regjistruar 12,950 viktima  dhe 728,160 raste të reja. Vendet me numrin më të lartë të viktimave janë India me 3,890 të vdekur dhe Brazili 2,211 dhe SHBA 758 mijë, raporton abcnews.al

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur për sa i përket viktimave dhe rasteve, me 585,232 viktima  nga 32,895,292 raste të regjistruara, sipas Universitetit Johns Hopkins. Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 432,628 viktima dhe 15,519,525 raste, India ka regjistruar 266,207 viktima dhe 24,372,907 raste, Meksika ka regjistruar 220,159 viktima dhe  2,377,995 raste dhe Britania  127,668 viktima dhe  4,446,824 raste.

Europa ka regjistruar deri më tani 1,106,294 viktima dhe 52,103,195 raste, Amerika Latine dhe Karaibet kanë regjistruar 975,296 viktima dhe 30,630,875  raste ndërsa SHBA-ja dhe Kanadaja kanë regjistruar  610,092 viktima dhe  34,211,534  raste.

Azia ka regjistruar  403,842 viktima dhe  31,905,113 raste, Lindja Mesme ka shënuar 137,291 viktima  dhe 8,220,606 raste, ndërsa Afrika ka shënuar 125,835 viktima dhe 4,677,822 raste./abcnews.al