Për natën e katërt radhazi, të mbijetuarit fjetën sërish në tenda pas tërmetit shkatërrues që goditi Marokun, në atë që është cilësuar tërmeti më i fuqishëm në një shekull.
Sipas Reuters, duke cituar informacione nga Ministria e Brendshme, numri i të vdekurve ka shkuar në 2,862 të vdekur, ndërsa 2,562 janë plagosur.
Menjëherë pas tërmetit, qeveritë nga e gjithë bota nxituan për të ofruar ndihmë për vendin. Por, për habinë e shumë njerëzve, qeveria marokene ka qenë e ngadaltë për të pranuar çdo lloj ndihme.
Vendet e tjera duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me Kombet e Bashkuara, janë treguar të gatshme të ofrojnë çdo lloj ndihme të mundshme.
Ekipet e shpëtimit paralajmëruan se shanset për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja ishin shumë të pakta, kryesisht për shkak të natyrës së katastrofës, pasi ndërtesat më të dëmtuara ishin prej tullash që pothuajse u shembën plotësisht.
/abcnews.al