India ka regjistruar 208,921 raste me koronavirus në 24 orë duke çuar numrin e përgjithshëm në 27 milion. Vendi gjithashtu shënoi 4,157 viktima duke çuar numrin e përgjithshëm në 311,388 që nga fillimi i pandemisë.
India është vendi më numrin më të lartë të rasteve pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendi i tretë më numrin më të lartë të viktimave pas Brazilit dhe SHBA-së.
Që nga 16 janari, në vend janë administruar të paktën 196,851,994 doza vaksinash. /abcnews.al/