Mbi 25 mijë raste të reja në Itali, rritet numrin i viktimave

schedule18:56 - 11 Mars, 2021

schedule 18:56 - 11 Mars, 2021

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë njoftuar 25,673 raste të reja me koronavirus nga 372,217 testime të bëra për të dyshuar si të prekur me virusin.

Sipas të dhënave, në 24 orë janë regjistruar 373 vdekje si pasojë e Covid. Numri i viktimave sot ka pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë, ku humbën jetën 332 persona.

Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 101,184. Ndërkaq, në terapi intensive po trajtohen ,859 pacientë. Rajoni më i prekur vijon të jetë Lombardia: +5.849.  g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!