Mbi 24 milion të prekur që nga fillimi i pandemisë, varianti indian po përhapet në të gjithë globin

schedule16:49 - 14 Maj, 2021

schedule 16:49 - 14 Maj, 2021

Për të ditën tretë radhazi India ka regjistruar 4,000 viktima në 24 orë.

Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se janë regjistruar 343, 144 raste të reja në 24 orët e fundit. Situata është përkeqësuar veçanërisht në Uttar Pradesh.

Ndërkohë numri i të infektuarve në Indi është rritur me 24 milion të prekur, ndërsa varianti indian po përhapet me shpejtësi thuajse në të gjithë globin.

Ky variant B.1.617 i Covid është identifikuar fillimisht në Indi dhe më pas është zbuluar në Kanada, SHBA, bëri me dije Jairo Mendez ekspert i sëmundjeve infektive të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Gjithashtu ai është zbuluar edhe në Britani dhe Singapor. Shqetësimi është ngritur edhe në Mbretërinë e Bashkuar , për shkak se ka një dyfishim të rasteve më këtë variant.

Ndërkohë vala e dytë e shpërthimeve është shoqëruar me një ngadalësim të vaksinimeve, edhe pse kryeministri Narendra Modi njoftoi se që nga 1 maji  të gjithë të rriturit do të marrin dozën e vaksinës anti-Covid./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!