Mbi 2200 të prekur nga Covid, 146 të shtruar në infektiv

schedule14:59 - 23 Janar, 2022

schedule 14:59 - 23 Janar, 2022

Nga Ema Shazivari

Java e tretë e janarit ka shënuar numrin më të lartë të infektimeve me Covid 19. 13 775 qytetarë kanë rezultuar pozitiv vetëm në një javë, rreth 2000 infektime më shumë se javën e dytë të janarit.

Edhe numri i fataliteteve ka pasuar rritje, ku 28 qytetarë kanë humbur jetën në spitalin infektiv. Dita e martë ka sjellë edhe numrin më të lartë të infektimeve ditore, 2832 të prekur.

Sipas ekspertëve të shëndetit, kjo rritje ka ardhur si pasojë e përhapjes së variantit Omicron në vend.

Mjekët pohojnë se qytetarët paraqiten në spital në gjendje të rënduar shëndetësore dhe me prekje të madhe pulmonare. Përjashtim nuk bëjnë as pacientë me dy doza të vaksinës anticovid

Çdo ditë në spitalin infektiv paraqiten mbi 25 pacientë që kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore. Edhe pse kjo e dielë ka sjellë një panoramë ndryshe në spital. ABC ka bërë një vëzhgim, pranë këtij spitali. Prej më shumë se dy orësh, ka mbërritur vetëm një autoambulancë e cila ka transportuar një paciente.

Megjithatë të shumtë ishin familjarët e pacientëve të cilët zgjodhën të qendronin jashtë gardhit rrethues të spitalit infektiv.

Me orë të tëra, ata qendrojnë në pritje të ndonjë informacioni, duke sfiduar edhe temperaturat e acarta. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!