Mbi 21 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas që nga fillimi i luftës. Në një njoftim ditën e sotme, ministria e shëndetësisë tha se janë vrarë
21,320 persona dhe janë plagosur 55,603 persona. Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë vrarë 210 palestinezë. 85% e popullsisë palestineze në Gaza është zhvendosur pas thirrjeve të përsëritura të ushtrisë izraelite.
Shumë prej tyre tani po luftojnë për të gjetur ushqim ndërsa jetojnë në strehimore të improvizuara. Agjencia e OKB-së për refugjatët në Rripin e Gazës tha se 40% e popullsisë është në rrezik nga uria.
/abcnews.al