Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbi 21 mijë infektime në Greqi, 77 paceintë humbin jetën nga koronavirusi

schedule16:52 - 15 Shkurt, 2022

schedule 16:52 - 15 Shkurt, 2022

Në 24 orët e fundit në të gjithë Greqinë janë infektuar 21 412 persona, ndërkohë për fat të keq betejën me koronavirusin e kanë humbur 77 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë sipas mediave, në Greqi janë regjistruar 2 milion e 216 mijë e 411 të infektuar. Ndërsa numri total i vdekjeve ka shkuar në 24 mijë e 917.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 489 (62,0% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç. 85.7% kanë sëmundje kronike dhe moshë 70 vjeç e lart. Nga pacientët e intubuar, 369 (75.46%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 120 (24.54%) janë plotësisht të vaksinuar. Që nga fillimi i pandemisë, 4155 pacientë janë larguar nga spitali. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!