Gjermania ka regjistruar 200 mijë raste në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Rritja e rasteve i atribuohet kryesisht variantit Omicron.
Sipas institutit Robert Koch, vendi ka regjistruar 203,136 raste në 24 orë, 69,600 raste më shumë se një javë më parë. Incidenca shtatë-ditore për 100,000 njerëz u rrit në 1,017 nga 941 një ditë më parë, ndërsa 188 persona humbën jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë në 117,314.
Rreth 75% e popullsisë gjermane ka marrë të paktën një dozë të një vaksine – më pak se bashkëmoshatarët e Europës Perëndimore si Franca, Italia apo Spanja. Kancelari Olaf Scholz po shqyrton miratimin e vaksinimit të detyrueshëm për moshat mbi 18 vjeç, por qeveria e tij është ende e dyzyar për sa i përket kësaj çështjeje.
/abcnews.al