Mbi 200 çmime ndërkombëtare, rikthehet tek “rrënjët” karikaturisti Agim Sulaj

schedule09:09 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 09:09 - 3 Dhjetor, 2024

Piktori dhe karikaturisti, Agim Sulaj është rikthyer tek “rrënjët”. Ai ka sjell një 112-vjetorin e Pavarësisë copëza të historisë në vaj.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Sulaj ka treguar se kjo është ekspozita e shtatë rresht që ai realizon në vendin e tij dhe është pritur shumë mirë nga artdashësit.

Sakaq, Sulaj ka folur dhe për karrierën e tij, ku ka marrë afro 300 çmime ndërkombëtare dhe ka bërë 36 ekspozita personale.

“Edhe këtë vit ishte i njëjti sensacion, shikuesit më pritën me shumë dashamirësi.

Herë pas herë unë vë ndonjë pikturë nga Vlora, qyteti im. Këtë radhë kisha Orikumin.

Unë kam 265 çmime ndërkombëtare deri para dy-tre vitesh, dhe tani nuk i kam numëruar më. Kam 36 ekspozita personale. Shititjen e parë të botës me karikaturën e kam bërë që te revista ‘Osteni’.

Unë eci me dy këmbë si çdo njëri, njëra është karikatura dhe tjetra piktura. Kam filluar si piktor duke pikturuar dhe i bëja gjëra si të vërteta që atëherë. Kam pasur një lloj hiper-realizmi që atëherë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!