India ka regjistruar 22, 431 raste dhe 318 viktima në 24 orë. Vendi është përballur me rritje të rasteve kryesisht për shkak të variantit Delta dhe fushatës së ngadaltë të vaksinimit. India është vendi me numrin më të lartë të infektuarve në botë pas SHBA-së dhe i treti për numrin më të lartë të viktimave pas SHBA-së dhe Brazilit.
Vendi ka regjistruar 449, 846 viktima dhe 33.89 milionë raste që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al