Jona Vrioni është një nga fenomet shqiptarë të Tik Tok. Ajo realizon shumë video humoristike, të cilat janë bërë virale në rrjet.
Në një lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, Jona treguar se si i ka lindur idea e videove, duke theksuar edhe përfitimet që merr.
“Ka dhe një farë përfitimi monetar. Mirë, nuk del keq. Tik Toku ka filluar në pagesë për ata që kanë mbi 10 mijë ndjekës. Sa më shumë të kesh aq më shumë shpërblesh”.
Më tej, ajo ka treguar se jeton në Itali që prej moshës 10-vjeçare dhe me profesion është kuzhiniere.
“Kam shkuar në Itali në moshën 10-vjeçare me gomone. Jo, jo se bëj shaka me target dhe dhomë.
Unë jam kuzhinieri në profesion prej vitesh. Kjo është periudha që në Itali restorantet happen e mbyllen. Restoranti im është mbyllur. Normal që për skenat që bëj, spunton e marr nga situatat e përditshme”. l.k/abcnews.al