Mbi 2 milionë banorë pa energji elektrike, njerëzit në Fukushima me sytë nga deti pas tërmetit të fuqishëm

schedule17:24 - 16 Mars, 2022

schedule 17:24 - 16 Mars, 2022

Të paktën 2 milionë banorë kanë mbetur në terr pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Japoninë. Tashmë, banorët në rajonin e Fukushimës, që u godit nga një nga një tërmet shkatërrues që u pasua nga një cunami shkatërrues 11 vjet më parë, në pritje të një tjetër cunami të mundshëm në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Tërmeti me magnitudë 7.3 ra në orën 23:34 të natës (23:34- Shqipëri) dhe lëkundjet që u ndjenë deri në Tokio, zgjatën më shumë se dy minuta. Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi ​​paralajmërime për cunami për prefekturat Fukushima dhe Miyagi ndërsa banorëve u tha se dallgë deri në 1 metër mund të godasin bregun.

Lexo edhe: VIDEO/ Shfaqen dritat misterioze pas tërmetit të fuqishëm në Japoni, goditja pranë vendit të tragjedisë

Po ashtu, pati raportime për ndërprerje të energjisë elektrike në më shumë se dy milionë shtëpi në rajonin e Kantos dhe një numër i madh linjash treni kanë pezulluar funksionin. Ndërkohë, kryeministri Fumio Kishida bëri të ditur se centralet bërthamore janë nën inspektim dhe se po vlerësohet shkalla e dëmit.


Intensiteti i tërmetit ishte i barabartë me atë të tërmetit të Kobes të vitit 1995, i cili vrau më shumë se 6000 njerëz. Diferenca në këtë rast qëndron tek fakti se epiqendra e tërmetit të së mërkurës ishte rreth 60 kilometra nën det.

Pas tërmetit dhe cunamit me magnitudë 8.9 në vitin 2011, tre reaktorë në centralin Daiichi u shkrinë pasi valët e cunamit depërtuan muret mbrojtëse detare dhe përmbytën objektin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!