Mbi 2 mijë të infektuar me Covid në Itali, humbin jetën 42 persona

schedule18:14 - 15 Tetor, 2021

schedule 18:14 - 15 Tetor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 732 raste të reja nga 506 043 testime.

Sipas raportit të ministrisë së Shëndetësisë mësohet se në orët e fundit kanë humbur jetën edhe 42 persona duke e çuar në 131,503 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar edhe 3 553 pacientë, ndërkohë vijon të jetë i ulët numri i pacientëve të shtruar në spital.

Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,712,482 persona mes të cilëve kanë fituar betejën me Covid 4,502,457 pacientë./abcnews.al