Mbi 2 mijë të infektuar me Covid në Greqi, humbin jetën 63 persona

schedule17:03 - 7 Maj, 2021

schedule 17:03 - 7 Maj, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi  janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 691 raste të reja nga 80,017 testime.

Ndërkaq kanë humbur jetën nga Covid 63 persona.

Ndërkohë vijojnë të jenë të shtruar në kujdesin intensiv 749 pacientë. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 358 136 raste të reja me Covid, mes të cilëve kanë humbur jetën 10 910 qytetarë.

Ndërkohë pas 14 majit pritet që në Greqi të lehtësohen një sërë masash kufizuese në kuadër të zhvillimit të turizmit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!