Mbi 2 mijë raste të reja dhe 49 të vdekur nga Covid në Itali

schedule21:19 - 12 Tetor, 2021

schedule 21:19 - 12 Tetor, 2021

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar sot 2,494 raste të reja me koronavirus nga 315,285 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit 49 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit, ndërsa një ditë më parë, 34. Shkalla e pozitivitetit qëndron në 0.8%,  ndërsa dje ishte 1.3%. sipas të dhënave, të shëruarit janë 3,997. Shtrimet në spital (-23) dhe kujdesi intensiv (-4) u ulën.

Që nga fillimi i pandemisë, 4,490,388 njerëz janë shëruar nga Covid. Numri i përgjithshëm i personave të pranuar në kujdes intensiv është 370, ndërsa 2,665 janë pozitivë në repartet e zakonshme. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!