Rreth 195 milion doza të vaksinës anti Covid-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të botuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
CDC raportoi se janë administruar 194,791,836 doza totale, rreth 78% e 250,998,265 e dozave në total.
Rreth 37% e popullsisë amerikane – gati 124 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë dhe rreth 23% e popullsisë amerikane rreth 76.7 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht,sipas të dhënave të CDC-së./abcnews.al