Mbi 1800 viktima nga koronavirusi, Conte: Do jenë javë shumë të vështira, nuk kemi arritur ende kulmin

schedule11:55 - 16 Mars, 2020

schedule 11:55 - 16 Mars, 2020

Italia është vendi  me gjendjen më të rënduar përsa i përket situatës e të prekurit dhe viktimat nga koronavirusi.  Këtë të hënë Kryeministri italian Giuzzepe Conte në një konferencë për mediat ka bërë një përmbledhje në lidhje me situatën e krijaur në vend për shkak të koronavirusit.

Conte ka ripërsëritur apelin e tij ndaj qytetarëve iatlianë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë udhëzimet e bëra publike. Ndër të tjera ai ka theksuar se sporti do të lejohet por grumbullimet masive janë të ndaluara.

”Për të verifikuar rezultatet e vendimeve të qeverisë në luftën kundër koronavirusit duhet të presim disa javë. Për pjesën tjetër, nuk nevojiten udhëzime të reja, respektoni ato që ekzistojnë,” është shprehur Conte.

Ndërkohë deri më tani në Itali janë shënuar 1809 viktima ndërsa mbi 24 mijë të tjerë janë konfirmuar të infektuar duke qenë vendi i dytë pas Kinës në botë që ndikimi i koronavirusit është më i madh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!