Mbi 18 të infektuar në 24 orë në Indi

schedule08:31 - 28 Shtator, 2021

schedule 08:31 - 28 Shtator, 2021

India ka regjistruar 18, 795 raste dhe 179 viktima në 24 orët e fundit. Vendi ka regjistruar numrin më të ulët të të infektuarve dhe viktimave që nga mesi i marsit, para se vendi të goditej nga një valë e dytë vdekjeprurëse.

India ka regjistruar 447,373 viktima dhe 33.7 milionë raste që nga fillimi i pandemisë.

Vendi ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, dhe numrin më të lartë të të infektuarve pas SHBA-së, sipas të dhënave zyrtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!