Më shumë se 165 milion doza vaksinash Covid-19 janë administruar në SHBA, sipas të dhënave të botuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
CDC raportoi 161,688,422 doza të administruara, rreth 77.8% të 207,866,645 dozave të shpërndara.
104 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa më shumë se 59 milion janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të CDC. SHBA është vendi më i prekur në botë më 31,420,331 dhe 568,777 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al