Mbi 16 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

schedule08:33 - 11 Shkurt, 2022

schedule 08:33 - 11 Shkurt, 2022

Në Kosovë ende vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të enjten se janë shënuar 717 raste të reja me koronavirus.

Aktualisht në vend janë 16 mijë e 849 raste aktive me COVID-19. Më së shumti raste aktive janë në Komunën e Prishtinës me 3 mijë  e 888 raste, e pasuar nga Peja me 1 mijë e 17 raste,  Gjilani me 1 mijë e 48 raste, Prizreni me 1 mijë e 40, Ferizaj me 993 raste, Fushë Kosova me 808 raste, Lipjani me 803 raste e po ashtu edhe komunat tjera me qindra raste me Covid 19.

Ndërkaq MSH-ja ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve, si pasojë e infektimit me COVID-19 kanë vdekur katër persona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!