Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Shqipëria ka arritur shifrën e 155 mijë vaksinimeve antocovid.
Ajo ka shkruar më tej se fushata e vaksinimit masiv nuk do të ndalet derisa të jetë vaksinuar edhe qytetari i fundit.
“Nuk do të ndalemi me fushatën #ShqipëriaBuzëqesh, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar
*Më shumë se 155 mijë vaksinime anticovid
#ShqipëriaBuzëqesh ” shkruan Manastirliu.
Shqipëria po merr aktualisht sasi vaksinash nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca. Ndërkohë ka marrë 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Po ashtu në vendin tonë kanë ardhur edhe 192 mijë dozave të vaksinës kineze. Është planifikuar që nga COVAX të përfitojë 141 mijë e 600 doza të vaksinës së AstraZeneca. E.L/abcnews.al/