Mbi 15,000 njerëz rezultojnë të zhdukur gjatë luftës në Ukrainë

schedule09:11 - 25 Nëntor, 2022

schedule 09:11 - 25 Nëntor, 2022

Më shumë se 15,000 njerëz janë zhdukur gjatë luftës në Ukrainë, ka thënë një zyrtar në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), sipas skynews.

Drejtori i programit të ICMP-së për Europën, Mattheë Holliday, tha se ishte e paqartë se sa njerëz ishin transferuar me forcë, po mbaheshin në paraburgim në Rusi, ishin gjallë dhe të ndarë nga anëtarët e familjes së tyre, ose kishin vdekur dhe ishin varrosur në varre të improvizuara.

Shifra prej 15,000 është konservatore kur merret parasysh se vetëm në qytetin port të Mariupolit, autoritetet vlerësojnë se deri në 25,000 njerëz janë ose të vdekur ose të zhdukur.

Shumica dërrmuese e personave të zhdukur, ata të vdekur, janë viktima të krimeve të luftës dhe autorët duhet të mbahen përgjegjës. Vetëm në Kherson, më shumë se 900 persona janë regjistruar si të rrëmbyer ose të zhdukur, ka thënë zyra e prokurorit rajonal.

Ata përfshijnë politikanë vendas, priftërinj dhe qytetarë. Nga ky total, 480 persona janë liruar, por 379 janë ende në paraburgim.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!