Ka kaluar mbi 15 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën, mes të cilëve 619 593 kanë humbur jetën dhe 9 116 242 kanë fituar betejën me këtë sëmundje.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë dhe vendi me numrin më të madh të të infektuarve dhe humbjes së jetëve. Deri më tani nga koronavirusi kanë humbur jetën 144 953 persona dhe janë infektuar me Covid 4 028 569.
Situata më e vështirë është në shtetin amerikan të Floridës, e cila regjistron më shumë se 15 mijë rastesh të reja të të infektuarve në ditë. Brazili është vendi i dytë në botë i renditur porsa i përket humbjes së jetëve dhe të infektuarve. Nga 2 166 532 të infektuar kanë humbur jetën 81 597 persona.
Siç paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit, shumica e rasteve janë regjistruar në Amerikën e Jugut dhe të Veriut.Në Evropë, Rusia ka më së shumti të infektuar, e cila ka afër 800 mijë raste me COVID-19, e ndjekur nga Spanja me më shumë se 300 mijë rastesh.
Ndërkohë në shqipëri deri më tani janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 4290 persona mes të cilëve 117 kanë humbur jetën. /abcnews.al