Mbi 1,300 personel shëndetësor kanë humbur jetën nga Covid-19 në Meksikë

schedule09:57 - 26 Gusht, 2020

schedule 09:57 - 26 Gusht, 2020

Më shumë se 1.300 personel shëndetësor kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, si pasojë e koronavirusit në Meksikë.

Lajmin e bëri të ditur ministria e Shëndetësisë në vend.

Në 24 orë në vend janë regjistruar 650 vdekje të tjera, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave në vend të shkojë në 61.450, përfshirë 1.320 punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Të hënën, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Hugo López-Gatell tha se vendi duhet të përgatitet për një rritje të dukshme të rasteve të reja ditore pas zgjerimit të kritereve për zbulimin e Covid-19 nga rastet e dyshuara.

“Duke filluar nga e marta, pacientët do të duhet të raportojnë vetëm një simptomë Covid-19 në mënyrë që të identifikohen si një rast i dyshuar,” tha López-Gatell. Simptomat e reja të shtuara në kritere përfshijnë humbjen e shqisave së të nuhaturit dhe shijes si dhe diharreja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!