Në ditën botërore kundër Hiv/Aids është zhvilluar edhe një aktivitet në Elbasan me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve rreth kësaj pandemie.
Elbasani mbetet rajoni me numrin më të lartë të të prekurve nga HIV/AIDS. Sipas specialistëve marrëdhëniet seksuale të pambrojtura mbetet faktori kryesor i transmetimit të këtij virusi.
Të infektuarit janë kryesisht të grupmoshës 26 deri në 65 vjeç. Gazetarja Edisona Skënderi tha për “ABC” se gjithsej kanë rezultuar 130 të prekur.
Mjekja Elena Bibaja tha se në Elbasan janë 115 persona të infektuar me HIV, ndërsa sa i përket qarkut janë kryesisht 130 të prekur dhe se meshkujt kanë rezultuar me numrin më të lartë të infektimeve.
/abcnews.al/