Mbi 130 mijë viktima nga koronavirusi në Brazil

schedule11:13 - 12 Shtator, 2020

schedule 11:13 - 12 Shtator, 2020

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit raportoi 874 viktima për shkak të COVID-19, duke çuar numrin e viktimave në 130,396.

Ministria raportoi gjithashtu 43,718 raste të reja me koronavirus, duke çuar numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin në 4,282,164, raporton CNN. Sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins, Brazili është vendi i tretë më i prekur në botë nga koronavirusi, pas Indisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Deri më tani 28.5 milionë njerëz janë infektuar me virus në të gjithë botën, ndërsa kanë vdekur mbi 916 mijë persona. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!