Mbi 13 mijë të infektuar nga Covid në Itali, humbin jetën 364 persona

schedule18:28 - 21 Prill, 2021

schedule 18:28 - 21 Prill, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë kryer 350 034 testime mes të cilëve kanë rezultuar pozitive me Covid 13 844 raste të reja.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën nga Covid 364 persona, duke e çuar në 117 997 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq gjatë orëve të fundit janë shëruar 20,552.

 

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 3,891,063 raste mes të cilëve betejën me sëmundjen e kanë fituar 3,311,267 qytetarë./abcnews.al