Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 13 mijë raste të reja me Covid-19 në Afrikë, rritet numri i viktimave

schedule08:56 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 08:56 - 7 Dhjetor, 2020

Në Afrikë ka arritur mbi 2 milionë e 276 mijë numri i rasteve me koronavirusi. Sipas faqes së internetit “Ëorldometer”, e cila përditëson të dhënat më të fundit mbi pandeminë, me 13.422 raste të reja në 24 orët e fundit numri i infeksioneve në gjithë kontinentin ka arritur në 2.276.574 ndërsa numri i viktimave me 306 vdekje të reja arrin në 53.961.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 22.206, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.771 dhe në Marok 6.245 vdekje.Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 814.565 raste e cila pasohet nga Maroku me 379.657 dhe Egjipti me 118.432 raste.

Ndërkohë, deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.936.646 persona të infektuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!