Rreth 13 000 punonjës të sektorit shëndetësor janë infektuar në Afrikën e Jugut nga COVID-19 dhe më shumë se 100 kanë humbur jetën, sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë.
“13 174 punonjës shëndetësorë kanë rezultuar të infektuar dhe 103 kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Popo Maja duke shtuar se nga numri total i punonjësve shëndetësorë të prekur nga COVID-19, 6 394 janë shëruar.
Afrika e Jugut ka shënuar një rritje me rreth 60% të numrit total të të vdekurve për shkaqe natyrore gjatë javëve të fundit, duke lënë specialistët të mendojnë se numri i të vdekurve lidhur me koronavirusin është në fakt më i lartë seç raportohet në statistikat zyrtare.
Ky është vendi më i prekur i Afrikës dhe bën pjesë mes pesë vendeve më të prekura në botë për sa i përket rasteve të konfirmuara me 408 052, prej të cilëve 5 940 të vdekur./abcnews.al