Mbi 116 milion të infektuar me koronavirus që nga shpërthimi i pandemisë

schedule14:43 - 6 Mars, 2021

schedule 14:43 - 6 Mars, 2021

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar të paktën 2,581,034 vdekje në mbarë botën, që pas shpërthimit të virusit në Kinë në fund të dhjetorit të vitit 2019.

Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 116,031,470 infeksione janë diagnostikuar zyrtarisht që nga fillimi i pandemisë.

Të dhënat bazohen në raporte të botuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore të secilit vend. Nga dje, në të gjithë botën janë regjistruar 10,685 vdekje dhe 450,657 infeksione të reja.

Vendet që regjistruan më shumë vdekje në llogaritë e tyre të fundit janë Shtetet e Bashkuara me 2,530 viktima, Brazili (1,800) dhe Meksika (712). Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur nga vdekjet dhe infeksionet, me 522,879 të vdekur nga një total prej 28,895,047 infeksioneve të raportuara, sipas numërimin e Universitetit Johns Hopkins.

Pas SHBA, vendet më të prekura janë Brazili  me 262,770 të vdekur dhe 10,869,227 infeksione, Meksika me 189,578 të vdekur (2,119,305 infeksione), India me 157,656 vdekje (11,192,088 infeksione) dhe Britania me 124,261 vdekje (4,207,304 infeksione).

Ndër vendet e goditura më rëndë, Republika Çeke ka përqindjen më të lartë të vdekjeve për sa i përket popullsisë, me 201 vdekje për 100,000 banorë, pasuar nga Belgjika (192), Sllovenia (187), Britania (183) dhe Mali i Zi (167). /abcnews.al