Mbi 11 mijë të qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 sot në Shqipëri

schedule21:00 - 15 Maj, 2021

schedule 21:00 - 15 Maj, 2021

Sot në të gjithë pikat e vaksinimit në Shqipëri u janë injektuar dozat kundër COVID-19, 11121 qytetarëve.

Ndërkohë që në total që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në muajin janar të këtij viti janë 664452 qytetarë që e kanë marrë dozën.

Rreth 20% e popullsisë në Shqipëri sipas Përgjegjëses së Programit Kombëtar Erida Nelaj është vaksinuar kundër Covid 19.

Prej tyre rreth 200 mijë persona i kanë marrë të dy dozat. Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Coronavac janë vaksinuat që po marrin shqiptarët.

Numri i vaksinimeve të kryera është 664452 ndërsa synohet arritja e 1 milion brenda qershorit./ Abcnews.al