Mbi 1000 ushtarë ukrainas janë dërguar në Rusi për “hetime”

schedule10:16 - 8 Qershor, 2022

schedule 10:16 - 8 Qershor, 2022

Më shumë se 1 mijë ushtarë ukrainas në Mariupol që iu dorëzuan ushtrisë së Kremlinit do të transportohen në Rusi për tu hetuar, njofton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, raporton CNN.

Mbi 1000 ushtarë nga Azovstal u transportuan në Rusi. Agjencitë e zbatimit të ligjit po punojnë me ta,” shkruan TASS.

Gjithashtu Rusia ka në planë të transportojë një numër të konsiderueshëm të ukrainasve të marrë rob nga në territorin rus, ka thënë një burim për TASS.

Në fund të majit, Ministria Ruse e Mbrojtjes pretendoi se rreth 1000 ushtarë ukrainas ishin dorëzuar pas javësh luftimesh në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal të Mariupolit.

Menjëherë pas kësaj, Komiteti Hetimor Rus, i cili vepron si autoriteti kryesor hetues i Kremlinit T ha se do të merrte në pyetje “militantët e dorëzuar” ukrainas të evakuuar nga Azovstal.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!