Mbi 100 viktima dhe 1 498 raste të reja me Covid në Greqi

schedule18:08 - 22 Nëntor, 2020

schedule 18:08 - 22 Nëntor, 2020

Për të dytën ditë radhazi numri i viktimave nga Covid në Greqi është mbi 100 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se në vendin fqinj si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 103 viktima dhe kanë rezultuar pozitiv me Covid 1 498 raste të reja.

Sipas informacioneve vihet re një ulje e numrit të rasteve të reja në krahasim me ditët e fundit.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve  me Covid është 91,619 mes të cilëve kanë humbur jetën 1 630 persona.e.su./abcnews.al