Mbi 100 të vrarë, OKB kërkon hetim të pavarur për tragjedinë në zonën e ndihmës në Gaza

schedule07:50 - 1 Mars, 2024

schedule 07:50 - 1 Mars, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ka dënuar masakrën në një vend të ndihmës ushqimore në Gaza, ku u vranë më shumë se 100 njerëz. Sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë në Gaza, forcat izraelite hapën zjarr ndërsa shumë njerëz po prisnin ushqim.

Ushtria izraelite dhe dëshmitarët okularë kanë dhënë dëshmi kontradiktore të ngjares.

“Civilët e dëshpëruar në Gaza kanë nevojë për ndihmë urgjente, duke përfshirë ata në veriun e rrethuar, ku Kombet e Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje të japin ndihma për më shumë se një javë,” tha në një deklaratë Stéphane Dujarric, zëdhënës i shefit të OKB-së.

OKB-ja nuk ishte e pranishme gjatë incidentit, por bëri thirrje për një hetim, tha Dujarric. Guterres kërkoi të enjten vonë një hetim efektiv dhe të pavarur.

Guterres tha se ai është gjithashtu “i tmerruar” nga numri i banorëve të Gazës të vrarë në luftë. Ministria e shëndetësisë në enklavë njoftoi të enjten se numri i të vdekurve ka tejkaluar 30,000 dhe mbi 70,000 të plagosur.

“Tragjikisht, një numër i panjohur njerëzish shtrihen nën rrënoja”, thuhet në deklaratën e OKB-së. Ai pérsëriti thirtjet për një armëpushim të menjëhershmëm humanitar dhe lirim të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve izraelitë në Gaza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!