Mbi 100 të vrarë në Gaza nga sulmet e fundit izraelite

schedule10:49 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 10:49 - 18 Dhjetor, 2023

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania – tha se që nga 17 dhjetori, nga sulmet izraelite në veri të territorit janë vrarë të paktën 110 palestinezë.

Përmes një deklarate të shkurtër, Ministria tha se 50 persona janë vrarë “nga sulmet e pushtuesit ndaj shtëpive në Xhabalia”, duke bërë që numri i viktimave në këtë zonë që nga dita e diel të arrijë në 110, shkruan REL.

Këto pretendime të Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Të premten, më 15 dhjetor, Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se mbi 18.700 persona janë vrarë që kur Izraeli nisi ofensivën hakmarrëse në Gazë në fillim të tetorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!