Numri i të vdekurve nga zjarri i tmerrshëm që për pak sa nuk ‘fshiu’ nga harta qytetin Maui në Haëaii, ka kaluar tashmë 100, njoftoi guvernatori i këtij shteti amerikan, Josh Green, duke folur për CNN.
“101 jetë kanë humbur tani,” tha guvernatori duke shtuar se ekipet e kërkimit deri më tani kishin përfunduar punën e tyre në pak më shumë se një të katërtën e zonës së operacionit.
Një ditë më parë, Green tha se numri i të vdekurve nga këto zjarre, më vdekjeprurësit në më shumë se një shekull në SHBA, mund të “dyfishohet” në ditët në vijim.
Sipas tij, ka ende rreth 1300 persona të zhdukur. Lahaina, në bregun perëndimor të Maui, u shkatërrua pothuajse plotësisht nga flakët.
ijëra ndërtesa u shkatërruan, shumë prej të cilave u shndërruan në grumbuj hiri./abcnews.al