Guvernatorja e Hong Kong u shpreh shumë e shqetësuar për situatën e rrezikshme të universitetit Politeknik, të rrethuar nga policia, dhe theksoi se duhej një zgjidhje paqësore për situatën. Brenda në kampus ndodhen të bllokuar rreth 100 studentë, ndërsa 600 manifestues janë larguar sipas Lam.
Liderja e Hong Kong i ka kërkuar personave të mbetur në kampusin e Politeknikut, të kthyer tashmë në bastionin e protestave pro demokracisë, që të dorëzohen në mënyrë paqësore duke premtuar se kishte urdhëruar policinë që të menaxhojë situatën në mënyrë njerëzore. Për studentët e bllokuar kjo është dita e tretë e rrethimit.
Lam kërkoi që ata t’i japin fund akteve të dhunës, të dorëzojnë armët, të dalin në mënyrë paqësore dhe të ndjekin urdhërat e poicisë; duke shtuar se minorenët që ndodhen në kampus do të trajtohen në mënyrë shumë njerëzore dhe nuk do të arrestohen menjëherë.
Kreu i ri i policisë së Hong Kong i emëruar nga qeveria kineze, kërkoi mbështetjen e popullsisë për të dënuar dhunën e shpërthyer në qytet, e cila sipas tij është shumë pranë akteve të terrorizmit.
Ai nuk pranoi se policia kishte përdorur dhunë të tepruar ndaj protestuesve duke thënë se agjentët janë të detyruar të përdorin forcën kur ka dhunë./abcnews.al