Mbi 100 palestinezë u vranë teksa po prisnin ndihmat, Berlini thirrje Izraelit që të hetojë masakrën në Gaza

schedule12:38 - 1 Mars, 2024

schedule 12:38 - 1 Mars, 2024

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Izraelit që të kryejë një hetim të plotë për vdekjen e më shumë se 100 palestinezëve teksa po merrnin ndihmat ushqimore në Gaza.

“Ushtria izraelite duhet të hetojë tërësisht se si mund të ketë ndodhur sulmi masiv dhe të shtënat,” shkroi shefja diplomatike e Berlinit në X, duke bërë thirrje gjithashtu për një “armëpushim humanitar”.

Kujtojmë që të paktën 112 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën pasi forcat izraelite hapën zjarr teksa civilët palestinezë po prisnin për ushqim, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë në Gaza. Ushtria izraelite dhe dëshmitarët okularë dhanë dëshmi kontradiktore për ngjarjen e rëndë.

Kjo vjen pasi më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin në tetor, sipas ministrisë së Shëndetësosë së enklavës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!