Deri në këto momente në Shqipëri janë kryer 10 135 vaksinime në total.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se procesi do të vijojë me intensifikimin e vaksinimit në të gjithë vendin për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe grupet e rrezikuara.
“10 135 vaksinime anti-COVID janë kryer deri tani. Vijojmë të intensifikojmë procesin e vaksinimit në të gjithë vendin, për të vaksinuar sa më parë të gjithë personelin shëndetësor, duke vazhduar me të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara”, shkruan ministrja./mv.abcnews.al