Mbi 1 muaj nën ujë për shkak të përmbytjeve, Oboti del nga izolimi

schedule11:11 - 23 Shkurt, 2021

schedule 11:11 - 23 Shkurt, 2021

Pas 43 ditëve nën ujë për shkak të përmbytjeve, fshati Obot ka dalë nga izolimi.

Por ajo çfarë është tani problematike janë dëmet e mëdha pasi janë dëmtuar banesat nga përmbytjet.

Banorët e zonës kanë thënë për gazetarin e ABC Simon Shkreli se toka e cila ka qenë nën ujë për më shumë se 40 ditë, do të duhet rreth 1 muaj të kthehet në normalitet.

Ende nuk dihet nëse për banorët në këtë zonë do të ketë ndonjë dëmshpërblim edhe pse në përmbytjett e mëparshme nuk i kanë marrë dëmshpërblimet.

Ndërsa nëpunësit e bashkisë së Shkodrës kanë dalë në terren për të vlerësuar dëmet në zonën e nënshkodrës, dhe mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me familjet e dëmtuara.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!