Mbi 1 milionë turistë në dy muaj/ INSTAT: Viztorët e huaj rritje me 11% në janar-shkurt

schedule13:55 - 25 Mars, 2025

schedule 13:55 - 25 Mars, 2025

Sektori turistik ka nisur me tregues optimist edhe gjatë këtij viti. Vetëm në janar shkurt Shqipërinë e kanë vizituar mbi 1 milionë turistë të huaj. Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton vizitorët e huaj janë 11% më shumë ose 106 mijë e 316 persona më tepër.

Turistët që vijnë nga Evropa kanë pasur një dyfishim nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Por nuk mbeten pas edhe vende si Afrika apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Shkurt 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 7,4 % krahasuar me Shkurt 2024.

Ndërkohë që të dhënat përfundimtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se ekonomia shqiptare ka përfituar rreth 5 miliardë euro gjatë vitit 2024.Nëse bëjmë një krahasim me të ardhurat që ekonomia ka përfituar në vitin 2023 rezultojnë me një rritje prej 800 milionë më shumë.

Ndërkohë që pritshmëritë përgjatë këtij viti janë që ekonomia shqiptare të përfitojë më shumë të ardhura dhe kjo konfirmohet edhe nga shifrat e para të turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë./abcnws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!