“Mbi 1 milion njerëz janë “evakuuar” nga Ukraina në Rusi që nga fillimi i luftës”

schedule08:49 - 30 Prill, 2022

schedule 08:49 - 30 Prill, 2022

Më shumë se 1 milion njerëz janë “evakuuar nga Ukraina” në Rusi që nga 24 shkurti, sipas një deklaratë të ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, shkruan The Guardian.

Sipas Lavrov, rretj 2.8 milionë persona kanë kërkuar ndihmë, nga të cilët 16,000 ishin shtetas të huaj dhe punonjës të misioneve ndërkombëtare të OKB-së dhe OSBE-së.

“Në total, 1.02 milion njerëz u evakuuan nga Ukraina, nga të cilët mbi 120 mijë ishin qytetarë të vendeve të treta,” tha ministri i jashtëm.

Ukraina ka thënë se Moska ka deportuar me forcë mijëra njerëz në Rusi. Sipas të dhënave nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, më shumë se 5.4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!