Mbi 1 miliard € humbje, klubet e Serie A: Duam hapjen e stadiumeve në masën 100%

schedule15:19 - 7 Korrik, 2021

schedule 15:19 - 7 Korrik, 2021

Më 14 korrik do të hidhet shorti i kalendarit të sezonit 2021/2022 në Serie A. Në vendin fqinj presin rikthimin e tifozëve në stadiume, jo në masën 25% siç do të ndodhë në kampionatet e tjera kryesore të Evropës, por mbushjen e plotë të stadiumeve.

Presidenti i Ligës italiane, Paolo Dal Pino u ka shkruar një letër zyrtare autoriteteve shtetërore për të marrë dritën jeshile për rikthimin në stadiume të tifozëve që posedojnë pasaportën e vaksinimit. Pandemia dhe mbyllja e stadiumeve kanë shkaktuar një dëm prej 1 miliard e 200 milion eurosh në klubet e Serie A.

Shumë që është e destinuar të rritet nëse situata nuk kthehet në normalitet, me rikthimin të tifozëve në stadiume. Klubet e Serie A kanë kërkuar një takim me Kryeministrin Mario Draghi, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Giancarlo Giorgetti dhe me Nënsekretarin e Sportit Valentina Vezzali.

Objektivi i madh është që sezoni i ri në Serie A të fillojë me stadiumet plot me tifozë, rikthimi i të cilëve do të rrisë të ardhurat dhe do u japë një frymëmarrje bilanceve të klubeve italiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!