Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 12 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1,884 humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 5,010 teste të realizuara, 975 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 893 pacientë.
Sakaq rastet pozitive për Covid janë nga komunat: Prishtinë 328 raste, Ferizaj 120 raste, Gjilan 78 raste, Mitrovicë 66 raste, Prizren 44 raste, Podujevë 42 raste, Gjakovë 37 raste, Pejë 37 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Viti 32 raste, Lipjan 20 raste, Kaçanik 18 raste, Vushtrri 16 raste, Drenas 15 raste, Obiliq 15 raste, Skenderaj 12 raste, Suharekë 12 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Rahovec 8 raste, Kllokot 6 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Shtime 3 raste, Graçanicë 2 raste, Malishevë 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Zubin-Potok.
/abcnews.al/