Mbi 1 mijë biznese nuk kanë aplikuar për pagën e luftës, tatimet: Po analizojmë arsyet

schedule16:06 - 17 Qershor, 2020

schedule 16:06 - 17 Qershor, 2020

Pavarësisht paralajmërimit për penalitete,  1204 subjekte nuk kanë aplikuar për  bonusin  40 mijë lekë për punonjësit.

Drejtorja e Tatimeve Delina Ibrahimaj deklaron se aktualisht nuk është vendosur ende asnjë gjobë  ndërsa po analizohen rast pas rasti arsyet e mosaplikimit.

Në përfundim të këtij procesi kompanitë do të gjobiten me 50 mijë lekë për çdo punonjës për të cilin nuk është aplikuar.

Janë rreth 7176 individë të cilët ishin parashikuar si pëfitues të paketës së dytë. Ne jemi duke analizuar çdo tatim pagues dhe çdo kërkesë të ardhur nga ato për ankesë për arsyet që nuk kanë aplikuar dhe vetëm në përfundim të këtij procesi do të dalim me një shifër për bizneset që do të penalizohen për mosaplikim”, wshtw shprehur Ibrahimaj.

Brenda muajit qershor pritet të përfundojë shpërndarja e pagesës së këstit të tretë me vlerë 26 mijë lekë. Shumë përfitues ankohen se, pronarët nuk u kanë dhënë pagën me arsyetimin se, i ka paguar shteti. Drejtoria e Tatimeve shpjegon se nuk mund të ndërhyjë në këtë çështje pasi është marrëdhënie  që rregullohet  midis individit dhe punëdhënësit.

Paketat e pagës së luftës ishin një instrument që i vjen në ndihmë të punësuarit që parashikonin të kishin humbjet të ardhurave të tyre përshkak të situatës së Covid”, tha ajo.

Administrata Tatimore bën me dije se rreth 3 mijë punonjës nuk kanë përfituar bonuset për shkak  të gabimeve në numrat e llogarive ngërc i cili është drejt zgjidhjes./abcnews.al