Mbetjet mbulojnë liqenin e Fierzës/ Prurjet e lumenjve sjellin nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova tonelata mbeturinash

schedule15:40 - 24 Dhjetor, 2023

schedule 15:40 - 24 Dhjetor, 2023

Shtimi i prurjeve të lumenjve përveç ujit kanë sjellë në kaskadën e Drinit edhe mbeturina. Dy lumenjtë kryesor Drini i Bardhe dhe Drini i Zi sollën tonelata mbetjesh që kanë mbuluar për të disatën here sipërfaqen e liqenit. Këto mbetje kanë ndikuar negativisht  jo vetëm në imazhin negativ të pamjes së liqenit, por edhe si shkatërrues i gjallesave, florës dhe faunës së pasur liqenore.

Shpeshherë është tentuar për pastrimin e tij përmes projekteve te ndryshme por nuk po i jepet asnjëherë zgjidhje përfundimtare. Mbetjet mbërrijnë në Kukës nga Kosova e Maqedonia e Veriut, pikërisht nga zonat që përshkohen nga Drin i Bardhe dhe Drini i Zi.

Ky fenomen ndodh çdo here kur ka reshje te dendura dhe shtim te prurjeve ne ujëmbledhësin me te madh ne vend. Ndotësi kryesor është Drini i Bardhë, që buron nga Kosova dhe përshkon një zonë me popullsi rreth 400 mijë banorë.

Po ashtu edhe Drini i Zi, që buron nga liqeni i Ohrit në Maqedoni, si dhe degëzimet e lumenjve brenda territorit shqiptar, së bashku me ujërat, sjellin me vete edhe sasi të mëdha mbeturinash.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!