Mbetjet e një rakete janë gjetur në Moldavi, në një qytet të quajtur Briceni rreth 3 kilometra nga kufiri ukrainas.
“Para pak kohësh në afërsi të qytetit të Bricenit në një pemishte është zbuluar një raketë. Objekti shpërthyes është zbuluar nga një patrullë e policisë kufitare, e cila për shkak të bombardimeve të sotme ruse ka intensifikuar vëmendjen e tyre”, tha Ministria e Brendshme e Moldavisë.
Nga pamjet nuk është menjëherë e qartë se çfarë lloji është raketa. Ministria e Brendshme e Moldavisë shtoi në deklaratën e saj se zona ku u zbulua raketa është izoluar nga patrulla e policisë dhe policia kufitare. Shërbimet e specializuara të ministrisë së brendshme ndodhen në vendngjarje.
/abcnews.al