Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbetjet do menaxhohen nga qeveria/ Jaupaj: Reforma, domosdoshmëri për integrimin

schedule18:55 - 8 Tetor, 2025

schedule 18:55 - 8 Tetor, 2025

Qeveria  do të ndryshoje skemen e  menaxhimit të mbetjeve, duke ua hequr si pergjegjesi dhe kompetence pushtetit vendor, dhe duke e kaluar tek nje operator kombetar.

Në komisionin parlamentar te Ekonomisë, punësimit dhe financave u prezantua projektligji dhe ristë që ai sjell. Ministri I mjedisit Sofjan Jaupaj tha se do të krijohet një  ‘Operator Kombëtar’, i cili do të jetë përgjegjës për infrastrukturën e trajtimit të mbetjeve

Menaxhimi i mbetjeve është një kusht shumë i rëndësishëm per integrimin ne BE.



Pervec domosdoshmerise se perafrimit te legjislacionit te trajtimit te mbetjeve me   ate te Bashkimit europian, nisme e re ligjore e krijimit te nje enti kombetar menaxhimi per to, synon t’i mbylle rrugen  nje skeme te vjeter qe ne disa bashki ka rezultuar jo vetem me probleme menaxhimi, por dhe me abuzim.

Tre inceneratoret per djegien e mbetjeve ne Tirane, Fier dhe Elbasan, u shoqeruan me zyrtare qe po gjykohen apo jane denuar nga drejtesia, per abuzimet e kryera. Kalimi me ligj i menaxhimit te mbetjeve nga bashkite, tek operatori kombetar, i ngjashem me ate te shperndarjes se energjise apo operatorin e ujit, synon te beje eficente keto vepra, dhe te zgjidhe perfundimisht krizen e trajtimit te mbetjeve, te mbartur prej shume vitesh.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!