Mbeti pa koncerte, Don Xhoni nis një “punë” të re

schedule13:46 - 29 Janar, 2022

schedule 13:46 - 29 Janar, 2022

Don Xhoni është kthyer në një kohë fare të shkurtër një ndër reperët më të komentuar si për jetën profesionale ashtu dhe për atë personale. Ndonëse ka pak kohë në tregun muzikor, ai ka arritur të renditet në mesin e artistëve me emër falë punës së palodhur.

Ai arriti majën me freestylen “Make a pose” që u bë viral në TikTok gjatë karantinës. Së fundmi, reperi ka bërë një reklamë për një biznes makinash në Kosovë ndërsa ka kërkuar dhe blerës për automjetet. Ai ka ndarë një postim në formë shakaje duke thënë se ka nisur një “punë” të re pasi nuk ka koncerte.

Kujtojmë që Don Xhoni përflitet se ka nisur një lidhje me modelen ruse, Ariana Lirey. Ata shtuan dyshimet se janë bashkë pasi u takuan në Dubai ndërsa modelja ruse ka zbuluar se fundmi se ka nisur të mësojë gjuhën shqipe. /abcnews.al